Sony Xperia Z1 - Shikimi i fotove dhe videove

background image

Shikimi i fotove dhe videove

Përdorni aplikacionin Albumi për të parë fotot dhe për të riprodhuar videot që keni bërë

me kamerën ose për të parë përmbajtje të ngjashme që keni ruajtur në pajisjen tuaj. Të

gjitha fotot dhe videot shfaqen në një tabelë sipas rendit kronologjik.

1

Trokitni lehtë mbi ikonë për të hapur menynë e ekranit bazë të Albumit

2

Shikoni një diafilm me të gjitha imazhet ose vetëm ato që keni shtuar te të preferuarat

3

Zvarritni anën e majtë të ekranit në të djathtë për të hapur menynë e ekranit bazë të Albumit

4

Diapazoni i datës për objektet në grupin aktual

5

Trokitni lehtë mbi një foto ose video për ta parë në pamjen e ekranit të plotë.

6

Lëvizni lart ose poshtë për të parë përmbajtjen

Për të parë fotot dhe videot

1

Nga Ekrani fillestar, trokitni lehtë mbi .

2

Gjeni dhe trokitni lehtë mbi

Albumi.

3

Trokitni lehtë mbi një foto ose video që dëshironi të shihni, pastaj trokitni lehtë mbi

Albumi > VETEM NJE HERE.

4

Goditni lehtë majtas për të parë foton ose videon pasardhëse. Goditni lehtë

djathtas për të parë foton ose videon paraardhëse.

Nëse dëshironi të ndryshoni një aplikacion që e keni zgjedhur si të paracaktuar për të hapur

gjithmonë fotot ose videot, trokitni lehtë mbi

Cilësimet > Aplikacionet dhe rrëshqisni shpejt mbi

skedën

Të gjitha, pastaj përzgjidhni aplikacionin dhe trokitni lehtë mbi PASTRO TË

PARACAKTUARAT nën Nis sipas default.

Nëse orientimi i ekranit nuk ndryshon automatikisht kur e ktheni pajisjen anash, trokitni lehtë

Rrotullo përmbajtjet e ekranit nën Cilësimet > Ekrani > Kur pajisja rrotullohet.

Për të ndryshuar madhësinë e miniaturave

Kur shihni miniaturat e fotove dhe videove tek Albumi, largoni nga njëri-tjetri dy

gishtat për ta zmadhuar ose bashkojini dy gishtat për ta zvogëluar.

Për të bërë zoom në një foto

Kur jeni duke parë një foto, ndani dy gishtat për të zmadhuar ose bashkojini dy gishtat

për të zvogëluar.

103

Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.

background image

Për të parë një panoramë të fotove tuaja

1

Kur jeni duke parë një foto, takoni ekranin për të shfaqur shiritet e veglave, pastaj

takoni >

Paraqitja e diapozitivave për të filluar riprodhimin e të gjitha fotove në

një album.

2

Takoni një foto për t'i dhënë fund panoramës.

Për të riprodhuar një video

1

Tek Albumi, gjeni dhe trokitni lehtë mbi videon që dëshironi të riprodhoni.

2

Trokitni lehtë mbi dhe pastaj trokitni lehtë mbi

Videoja> VETEM NJE HERE.

3

Nëse komandat e riprodhimit nuk shfaqen, trokitni lehtë në ekran për t'i shfaqur.

Për të fshehur komandant, trokitni lehtë përsëri në ekran.

Për të vënë në pauzë një video

1

Kur një video është duke u riprodhuar, trokitni lehtë mbi ekran për të afishuar

kontrollet.

2

Takoni .

Për ta përparuar shpejt dhe rimbështjellë një video

1

Kur një video është duke u riprodhuar, trokitni lehtë mbi ekran për të afishuar

kontrollet.

2

Tërhiqeni treguesin e shiritit të përparimit majtas për të rikthyer ose djathtas për të

kaluar shpejt.

Për të rregulluar volumin e një videoje

Shtypni tastin e volumit.