Sony Xperia Z1 - Montimi

background image

Montimi

Një fletë plastike mbrojtëse është e bashkëngjitur në ekran. Duhet ta hiqni këtë fletë

përpara se të përdorni ekranin me prekje. Përndryshe, ekrani me prekje mund të mos

funksionojë siç duhet.

Për të futur mikro kartën SIM

Mos futni një kartë të kujtesës në folenë e mikro kartës SIM.

8

Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.

background image

1

Futni thoin në hapësirën ndërmjet mbulesës së folesë së mikro kartës SIM dhe

pajisjes, pastaj hiqni mbulesën.

2

Nxirrni, me anën e thoit, mbajtësin e mikro kartës SIM.

3

Vendoseni mikro kartën SIM në mbajtës, me kontaktet ngjyrë ari të mikro kartës

SIM të drejtuara lart.

4

Futeni përsëri në pajisje mbajtësin e mikro kartës SIM.

5

Rivendosni mbulesën e folesë së mikro kartës SIM.

Futja në pajisje e mikro kartës SIM pa mbajtësin e kartës SIM mund të dëmtojë mikro kartën

SIM ose pajisjen dhe Sony Mobile nuk garanton dhe nuk do të mbajë përgjegjësi për dëmet e

shkaktuara nga një veprim i tillë.

Për të futur kartën e kujtesës

Mos e futni kartën e kujtesës në folenë e mikro kartës SIM.

1

Futni thoin në hapësirën midis mbulesës së kartës së kujtesës dhe pajisjes, pastaj

hiqni mbulesën e kartës së kujtesës.

2

Vendoseni kartën e kujtesës në folenë e kartës së kujtesës, me kontaktet me

ngjyrë ari të drejtuara nga ju dhe pastaj shtyjeni kartën e kujtesës deri në fund në

fole derisa të dëgjoni një tingull kyçjeje.

3

Rivendosni mbulesën e kartës së kujtesës.

Karta e kujtesës mund të mos përfshihet në blerje në të gjitha tregjet.

Për të hequr mikro kartën SIM

1

Hiqni mbulesën e folesë së kartës SIM mikro .

2

Nxirreni jashtë mbajtësin e mikrokartës SIM.

3

Hiqni mikrokartën SIM.

4

Futeni përsëri në folenë e tij mbajtësin e mikro kartës SIM.

5

Rivendosni mbulesën e folesës së kartës mikro SIM.

Për të hequr kartën e kujtesës

9

Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.

background image

1

Fikni pajisjen , ose hiqni kartën e kujtesës nga

Cilësimet > Arkivi > Çmonto kartën

SD .

2

Hiqni mbulesën e folesë të kartës së kujtesës, pastaj shtypni buzën e kartës së

kujtesës dhe lëshojeni atë menjëherë.

3

Tërhiqeni kartën jashtë për t'a hequr plotësisht.