Sony Xperia Z1 - Ndarja e përmbajtjes me pajisjet DLNA Certified™

background image

Ndarja e përmbajtjes me pajisjet DLNA Certified™

Mund të shihni ose të riprodhoni përmbajtjen e mediave të ruajtur në pajisjen tuaj në

pajisje të tjera, si p.sh. një televizor ose një kompjuter. Këto pajisje duhet të jenë në të

njëjtin rrjet pa tel dhe mund të jenë televizorë ose altoparlantë Sony, ose produkte të

certifikuara DLNA Certified™ nga Digital Living Network Alliance. Gjithashtu mund të

shihni ose të riprodhoni përmbajtjen nga pajisjet e tjera DLNA Certified™ në pajisjen tuaj.
Pasi të konfiguroni bashkëndarjen e medias ndërmjet pajisjeve, mund të dëgjoni, për

shembull, skedarë muzikorë të ruajtur në kompjuterin e shtëpisë tuaj nga pajisja juaj ose

të shihni foto të nxjerra me kamerën e pajisjes tuaj në një ekran televiziv të madh.

Riprodhimi i skedarëve nga pajisje DLNA Certified™ në pajisjen tuaj

Kur riprodhoni skedarët tuaj nga një pajisje DLNA Certified™ në pajisjen tuaj, kjo pajisje

tjetër shërben si një servër. Me fjalë të tjera, ajo ndan përmbajtjen përmes një rrjeti.

Pajisja e servërit duhet të ketë të aktivizuar funksionin e saj të ndarjes së përmbajtjes dhe

t'i japë lejen e përdorimit pajisjes tuaj. Gjithashtu duhet të jetë e lidhur me të njëjtin rrjet

Wi-Fi® si pajisja juaj.

Për të riprodhuar një pjesë muzikore të bashkëndarë në pajisjen tuaj

1

Sigurohuni që pajisjet me të cilat dëshironi të bashkëndani skedarët janë të lidhura

në të njëjtin rrjet Wi-Fi® me pajisjen tuaj.

2

Nga Ekrani fillestar juaj, trokitni lehtë mbi , pastaj gjeni dhe trokitni lehtë mbi .

3

Tërhiqni anën e majtë të ekranit bazë të Muzikës në të djathtë, pastaj trokitni lehtë

Rrjeti i shtëpisë.

4

Përzgjidhni një pajisje nga lista e pajisjeve të lidhura.

5

Shfletoni dosjet e pajisjes së lidhur dhe përzgjidhni pjesën muzikore që dëshironi të

riprodhoni. Pasi zgjidhjet, pjesa muzikore fillon të riprodhohet automatikisht.

Për të riprodhuar një video të bashkëndarë në pajisjen tuaj

1

Sigurohuni që pajisjet me të cilat dëshironi të bashkëndani skedarët janë të lidhura

në të njëjtin rrjet Wi-Fi® me pajisjen tuaj.

2

Nga Ekrani fillestar, trokitni lehtë mbi dhe pastaj gjeni dhe trokitni lehtë mbi

Videoja.

3

Zvarritni anën e majtë të ekranit bazë të Videove në të djathtë, pastaj trokitni lehtë

Pajisjet.

4

Përzgjidhni një pajisje nga lista e pajisjeve të lidhura.

5

Shfletoni dosjet e pajisjes së lidhur dhe përzgjidhni videon që dëshironi të

riprodhoni.

114

Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.

background image

Për të parë një foto të ndarë në pajisjen tuaj

1

Sigurohuni që pajisjet me të cilat dëshironi të bashkëndani skedarët janë të lidhura

në të njëjtin rrjet Wi-Fi® me pajisjen tuaj.

2

Nga Ekrani fillestar juaj, trokitni lehtë mbi , pastaj gjeni dhe trokitni lehtë

mbi

Albumi.

3

Zvarrisni buzën e majtë të ekranit fillestar të Albumit djathtas dhe trokitni lehtë mbi

Pajisjet.

4

Përzgjidhni një pajisje nga lista e pajisjeve të lidhura.

5

Shfletoni dosjet e pajisjes së lidhur dhe përzgjidhni një foto për t'a parë atë.

Riprodhimi i skedarëve nga pajisja juaj në pajisjet DLNA Certified™

Përpara sesa të shihni ose të riprodhoni skedarët e mediave nga pajisja juaj në pajisje të

tjera DLNA Certified™, duhet të konfiguroni ndarjen e skedarëve në pajisjen tuaj. Pajisjet

me të cilat ndani përmbajtje quhen pajisje të klientit. Për shembull, një televizor,

kompjuter ose kompjuter portativ mund të shërbejë si një pajisje e klientit. Pajisja juaj

funksionon si një servër i mediave kur e bën përmbajtjen të disponueshme për pajisjet e

klientit. Kur konfiguroni ndarjen e skedarëve në pajisjen tuaj, gjithashtu duhet t'u jepni

lejen e përdorimit pajisjeve të klientit. Pasi e bëni këtë, pajisje të tilla shfaqen si pajisje të

rregjistruara. Pajisjes që janë duke pritur për lejen e përdorimit renditen si pajisje në pritje.

Për të konfiguruar bashkëndarjen e skedarëve me pajisjet e tjera DLNA Certified™

1

Lidhni pajisjen tuaj me një rrjet Wi-Fi®.

2

Nga Ekrani fillestar juaj, trokisni lehtë mbi , pastaj gjeni dhe trokisni lehtë mbi

Cilësimet > Lidhshmëria Xperia™ > Serveri i multimediave.

3

Zvarriteni rrëshqitësin pranë

Bashkëndaj multimedian në të djathtë.

4

Përdorni kompjuterin tuaj ose pajisje të tjera të klientit DLNA™ në të njëjtin rrjet Wi-

Fi® për të lidhur pajisjen tuaj.

5

Një njoftim shfaqet në shiritin e gjendjes të pajisjes tuaj. Hapni njoftimin dhe

cilësoni lejet e përdorimit për secilën pajisje të klientit që përpiqet të lidhet me

pajisje tuaj.

Hapat për përdorimin e mediave në pajisjen tuaj duke përdorur një klient DLNA™ ndryshojnë

ndërmjet pajisjeve të klientit. Referojuni udhëzuesit të përdorimit të pajisjes-klient për më

shumë informacion. Nëse pajisja nuk mund të përdoret nga një klient në rrjet, kontrolloni nëse

rrjeti juaj Wi-Fi® është duke punuar.

Gjithashtu mund të përdorni menynë

Serveri i multimediave në aplikacionin e Muzikës duke

tërhequr cepin e majtë ekranit bazë të Muzikës nga e djathta, pastaj trokisni lehtë mbi

Cilësimet > Serveri i multimediave.

Për të ndaluar bashkëndarjen e skedarëve me pajisjet e tjera DLNA Certified™

1

Nga Ekrani fillestar, trokitni lehtë mbi .

2

Gjeni dhe trokitni lehtë mbi

Cilësimet > Lidhshmëria Xperia™ > Serveri i

multimediave.

3

Zvarriteni rrëshqitësin pranë

Bashkëndaj multimedian në të majtë.

Për të cilësuar lejet e qasjes për një pajisje në pritje

1

Nga Ekrani fillestar, trokitni lehtë mbi .

2

Gjeni dhe trokitni lehtë mbi

Cilësimet > Lidhshmëria Xperia™ > Serveri i

multimediave.

3

Përzgjidhni një pajisje nga lista

Pajisjet në pritje.

4

Përzgjidhni një nivel të lejes së qasjes.

Për të ndryshuar emrin e një pajisjeje të regjistruar

1

Nga Ekrani fillestar, trokitni lehtë mbi .

2

Gjeni dhe trokitni lehtë mbi

Cilësimet > Lidhshmëria Xperia™ > Serveri i

multimediave.

3

Përzgjidhni një pajisje nga lista

Pajisjet e regjistruara dhe pastaj përzgjidhni

Ndrysho emrin.

4

Futni një emër të ri për pajisjen.

115

Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.

background image

Për të ndryshuar nivelin e qasjes të një pajisjeje të regjistruar

1

Nga Ekrani fillestar, trokitni lehtë mbi .

2

Gjeni dhe trokitni lehtë mbi

Cilësimet > Lidhshmëria Xperia™ > Serveri i

multimediave.

3

Përzgjidhni një pajisje nga lista

Pajisjet e regjistruara.

4

Trokitni lehtë mbi

Ndrysho nivelin e qasjes dhe përzgjidhni një opsion.

Për të marrë ndihmë në lidhje me bashkëndarjen e përmbajtjes me pajisjet e tjera

DLNA Certified™

1

Nga Ekrani fillestar, trokitni lehtë mbi .

2

Gjeni dhe takoni

Cilësimet > Lidhshmëria Xperia™ > Serveri i multimediave.

3

Trokitni lehtë mbi dhe pastaj trokitni lehtë mbi

Ndihma.

Riprodhimi i skedarëve në një pajisje tjetër duke përdorur Hedhjen

Duke përdorur teknologjinë DLNA™, mund të shtyni ose të "Hidhni" përmbajtjen e

mediave nga pajisja tuaj në një pajisje tjetër të lidhur në të njëjtin rrjet Wi-Fi®. Pajisja

marrëse duhet të jetë në gjendje të funksionojë si një pajisje e Shfaqjes së Mediave

Dixhitale (DMR) dhe të riprodhojë përmbajtje të marë nga pajisja juaj. Një televizor që

lejon përdorimin e DLNA™ ose një kompjuter që përdor Windows® 7 ose më të ri janë

shembuj të pajisjeve DMR.

Hapat për riprodhimin e mediave të bashkëndara mund të ndryshojnë në varësi të pajisjes së

klientit. Për më shumë informacion, referojuni manualit të përdoruesit të pajisjes DMR.

Përmbajta e ruajtur me Administrimin e të Drejtave Dixhitale (DRM) nuk mund të riprodhohet në

një pajisje të Shfaqjes së Mediave Dixhitale duke përdorur teknologjinë DLNA™.

Për të riprodhuar foto ose video në një pajisje të klientit duke përdorur Hedhjen

1

Sigurohuni se e keni konfiguruar si duhet pajisjen DMR ose pajisjen e klientit

DLNA™ dhe se ajo është lidhur në të njëjtin rrjet Wi-Fi® si pajisja juaj.

2

Nga Ekrani fillestar, trokitni lehtë mbi .

3

Gjeni dhe trokitni lehtë mbi

Albumi.

4

Shfletoni dhe hpani fotot ose videot që dëshironi të shihni.

5

Trokitni lehtë mbi ekran për të shfaqur shiritin e veglave, pastaj trokitni lehtë mbi

dhe përzgjidhni pajisjen me të cilën dëshironi të bashkëndani përmbajtjen tuaj.

6

Për të ndaluar bashkëndarjen e fotove ose videove me një pajisje të klientit,

trokisni lehtë mbi dhe përzgjidhni

Shkëputu.

Gjithashtu mund të bashkëndani një video nga aplikacioni Videot në pajisjen tuaj duke trokitur

lehtë mbi videon dhe pastaj duke trokitur lehtë mbi .

Për të riprodhuar një pjesë muzikore në një pajisje të klientit duke përdorur Hedhjen

1

Sigurohuni se e keni konfiguruar si duhet pajisjen DMR ose pajisjen e klientit

DLNA™ dhe se ajo është lidhur në të njëjtin rrjet Wi-Fi® si pajisja juaj.

2

Nga Ekrani fillestar juaj, trokitni lehtë mbi , pastaj gjeni dhe trokitni lehtë mbi .

3

Përzgjidhni një kategori muzikore dhe shfletoni për te pjesa muzikore që dëshironi

të bashkëndani, pastaj trokitni lehtë mbi pjesën muzikore.

4

Trokitni lehtë mbi dhe përzgjidhni pajisjen e klientit me të cilën do të

bashkëndani përmbajtjen tuaj. Pjesa muzikore fillon të riprodhohet automatikisht

në pajisjen që përzgjidhni.

5

Për t'u shkëputur nga pajisja e klientit, trokisni lehtë mbi .