Duke regjistruar ekranin tuaj
Mund të përdorni tiparin e regjistrimit të ekranit për të regjistruar video të asaj që po
ndodh në ekranin e pajisjes tuaj. Ky tipar është i dobishëm, për shembull, kur dëshironi të
krijoni tutoriale ose të rregjistroni video ndërsa luani një lojë në pajisjen tuaj. Videoklipet e
regjistruara ruhen automatikisht në Album.
1
Minimizoni/Rizmadhoni dritaret e ekranit të regjistrimit
2
Regjistroni ekranin tuaj
3
Regjistroni ekranin tuaj kur kamera e përparme është aktivizuar
4
Qasuni te cilësimet e regjistrimit të ekranit
5
Mbyllni dritaren e regjistrimit të ekranit
24
Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.
Për të regjistruar ekranin tuaj
1
Shtypni pak çaste tastin e energjisë derisa të shfaqet një dritare konfirmimi.
2
Trokitni lehtë mbi .
3
Pasi të hapet dritarja e regjistrimit të ekranit, trokitni lehtë . Do të nisë funksioni i
regjistrimit të ekranit dhe do të afishohet një buton i kohëmatësit.
4
Për të ndaluar regjistrimin, trokitni lehtë butonin e kohëmatësit dhe më pas trokitni
lehtë .
Për të regjistruar ekranin tuaj kur kamera e përparme është aktivizuar
1
Kur të hapet dritarja e regjistrimit të ekranit, trokitni lehtë . Do të hapet një dritare
që tregon një pamor për kamerën e përparme.
2
Për të filluar rregjistrimin e ekranit tuaj dhe videon e regjistruar nga kamera e
përparme, trokitni lehtë mbi .
3
Për të ndaluar regjistrimin, trokitni lehtë butonin e kohëmatësit dhe më pas trokitni
lehtë .
4
Për të mbyllur dritaren e pamorit të kamerës së përparme, trokitni lehtë .
Për të regjistruar një fotografi të palëvizshme me kamerën e përparme kur jeni duke regjistruar
ekranin, zvarriteni në minipamor për ta zgjeruar pamjen dhe më pas trokitni lehtë .
Për të parë regjistrimet e fundit të ekranit
•
Zvarriteni poshtë shiritin e statusit dhe më pas trokitni lehtë për të parë regjistrimet
më të fundit të ekranit.
Gjithashtu mund të shihni regjistrimet e ekranit tuaj në aplikacionin Albumi.