Gjetja e një pajisjeje të humbur
Nëse keni një llogari të Google™, shërbimi në ueb "Mbrojtja nga my Xperia" mund t'ju
ndihmojë të gjeni vendndodhjen dhe të siguroni pajisjen tuaj nëse e humbni. Nëse e keni
aktivizuar këtë shërbim në pajisjen tuaj ose në
myxperia.sonymobile.com
, mund që:
•
Të gjeni vendndodhjen e pajisjes në një hartë.
•
Të realizoni tingëllimin e një sinjalizimi edhe nëse pajisja është në regjimin e heshtjes.
•
Ta kyçni pajisjen në largësi.
•
Të pastroni në largësi kujtesën e brendshme dhe të jashtme në pajisje, si një zgjidhje e
fundit.
Shërbimi "Mbrojtja nga my Xperia" mund të mos jetë i disponueshëm në të gjitha vendet/
rajonet.
136
Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.
Për të aktivizuar shërbimin Mbrojtja nga my Xperia në pajisjen tuaj
1
Sigurohuni që të keni një lidhje aktive të të dhënave.
2
Nga Ekrani fillestar, trokitni lehtë mbi .
3
Gjeni dhe trokitni lehtë mbi
Cilësimet > Siguria > Mbrojtja nga my Xperia >
Aktivizo.
4
Nëse po e aktivizoni shërbimin për herë të parë, shënoni kutinë e zgjedhjes për të
pranuar kushtet e përgjithshme të përdorimit të shërbimit Mbrojtja nga my Xperia
dhe më pas trokitni lehtë
Prano.
5
Nëse kërkohet, hyni në llogarinë tuaj të Google™ ose krijoni një llogari të re nëse
nuk keni.
6
Aktivizoni shërbimet e vendndodhjes në pajisjen tuaj nëse ky funksion nuk është i
aktivizuar aktualisht.
Për të verifikuar nëse shërbimi Mbrojtja nga my Xperia mund të gjejë vendndodhjen e pajisjes
tuaj pasi të aktivizoni shërbimin, shkoni te
myxperia.sonymobile.com
dhe hyni duke përdorur
llogarinë e Google™ që keni konfiguruar në pajisjen tuaj.
Nëse po përdorni një pajisje me shumë përdorues, kini parasysh se shërbimi Mbrojtja nga my
Xperia është i disponueshëm vetëm për përdoruesin që ka hyrë si pronari i pajisjes.