Sony Xperia Z1 - Përditësimi i pajisjes tuaj

background image

Përditësimi i pajisjes tuaj

Duhet ta përditësoni softuerin në pajisjen tuaj për të marrë funksionalitetet, përmirësimet

dhe korrigjimet e gabimeve më të fundit, që të siguroni funksionimin optimal. Kur është i

disponueshëm një përditësim softueri, në shiritin e gjendjes shfaqet . Gjithashtu, mund

të kontrolloni me dorë për përditësime të reja.
Mënyra më e lehtë për të instaluar një përditësim softueri është ta bëni pa tel nga pajisja

juaj. Por disa përditësime nuk janë të disponueshme për shkarkimin pa tel. Pastaj duhet
të përdorni softuerin Xperia™ Companion në një PC ose një kompjuter Apple

®

Mac

®

për

të përditësuar pajisjen tuaj.
Për më shumë informacion mbi përditësime të softuerit, shkoni te

www.sonymobile.com/update

.

Nëse jeni duke përdorur një pajisje me shumë përdorues, duhet të futeni si pronari, që është

përdoruesi kryesor, për të përditësuar pajisjen.

Kapaciteti i pamjaftueshëm i mbetur i ruajtjes mund të parandalojë përditësime. Sigurohuni se

keni kapacitet të mjaftueshëm të ruajtjes përpara orvatjes për të përditësuar.

Për të kontrolluar për softuer të ri

1

Nëse jeni duke përdorur një pajisje me shumë përdorues, sigurohuni se keni hyrë

si pronari.

2

Nga Ekrani fillestar, trokitni lehtë mbi .

3

Gjeni dhe takoni

Cilësimet > Rreth telefonit > Përditësimi i softuerit.

Nëse asnjë softuer i ri nuk është i disponueshëm, është e mundur se mund të mos keni kujtesë

të mjaftueshme të lirë në pajisjen tuaj. Nëse pajisja juaj Xperia™ ka më pak se 500 MB të

kujtesës së brendshme të lirë të disponueshme, nuk merrni asnjë informacion për softuer të ri.

Njoftimi i mëposhtë shfaqet në panelin e Njoftimeve për t'ju paralajmëruar për mungesën e

hapësirës së ruajtjes: Hapësira e ruajtjes po mbaron. Disa funksione të sistemit mund të mos

punojnë. Nëse merrni këtë njoftim, duhet të çlironi kujtesë të brendshme (kujtesë të pajisjes)

përpara sesa të mund të merrni njoftime për softuer të ri që është i disponueshëm.

Për të shkarkuar dhe instaluar një përditësim të sistemit

1

Nëse jeni duke përdorur një pajisje me shumë përdorues, sigurohuni se keni hyrë

si pronari.

2

Nga Ekrani fillestar, trokitni lehtë mbi .

3

Gjeni dhe takoni

Cilësimet > Rreth telefonit > Përditësimi i softuerit.

4

Nëse një përditësim i sistemit është i disponueshëm, trokisni lehtë mbi

Shkarko

për t'a shkarkuar tek pajisja juaj.

5

Kur shkarkimi ka mbaruar, trokitni lehtë mbi

Instalo dhe ndiqni udhëzimet në ekran

për të përfunduar instalimin.

135

Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.

background image

Për të shkarkuar dhe instaluar një përditësim të sistemit nga paneli i njoftimeve

1

Nëse po përdorni një pajisje me përdorues të shumëfishtë, sigurohuni që të keni

hyrë si pronari.

2

Tërhiqeni poshtë rripin e gjendjes për të hapur panelin e njoftimeve.

3

Lëvizni poshtë dhe përzgjidhni përditësimin e dëshiruar të sistemit, pastaj trokisni

lehtë mbi

Shkarko.

4

Kur të ketë përfunduar shkarkimi, hapni përsëri panelin e njoftimeve nëse është i

mbyllur dhe më pas trokitni lehtë

Instalo dhe ndiqni udhëzimet në ekran për të

përfunduar instalimin.

Përditësimi i pajisjes tuaj duke përdorur një kompjuter

Mund të shkarkoni dhe të instaloni përditësime të softuerit në pajisjen tuaj duke përdorur

një kompjuter me një lidhje me Internetin. Ju nevojitet një kabllo USB dhe një PC ose një
kompjuter Apple

®

Mac

®

që përdor softuerin Xperia™ Companion.

Nëse nuk keni softuerin Xperia™ Companion të instaluar në kompjuterin e duhur, lidhni

pajisjen tuaj me kompjuterin duke përdorur një kabllo USB dhe ndiqni udhëzimet e instalimit

në ekran.

Për të përditësuar pajisjen tuaj duke përdorur një kompjuter

1

Sigurohuni se softueri Xperia™ Companion është instaluar në PC ose kompjuterin
Apple

®

Mac

®

tuaj.

2

Duke përdorur një kabllo USB, lidheni pajisjen me një kompjuter.

3

Kompjuter: Hapni softuerin Xperia™ Companion. Pas disa momentesh,

kompjuteri zbulon pajisjen tuaj dhe kërkon për softuer të ri.

4

Kompjuter: Nëse zbulohet një përditësim i ri i softuerit, shfaqet një dritare pop-up.

Ndiqni udhëzimet në ekran për të ekzekutuar përditësimet përkatëse të softuerit.

Kur lidhni pajisjen me kompjuterin përmes një kabllo USB, ju kërkohet të instaloni softuerin ose

të anulloni, përveç kur keni përzgjedhur më parë

Mos e afisho përsëri.